Precedenti i parë që ndodh në SHBA- Tërheqja e Biden, krahasuar me largimin e Lyndon Johnson

Largimi i Presidentit Xho Bajden (Joe Biden) nga gara presidenciale vjen pas javësh shqetësimi për qëndrueshmërinë dhe aftësitë mendore të presidentit 81-vjeçar.

Ka pasur gjithashtu shumë skepticizëm në lidhje me aftësinë e tij për të bërë fushatë efektive kundër ish-presidentit Donald Trump dhe për të qeverisur vendin për katër vjet të tjera.

Vendimi i Biden gjithashtu ka të ngjarë të ngrejë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e tij për të përmbushur detyrat e presidencës për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Është hera e parë që një president amerikan tërhiqet nga një garë rizgjedhjeje në dekada, duke rikthyer në kujtesë Presidentin Lyndon Johnson që vendosi të mos kërkonte një mandat të dytë në vitin 1968, megjithëse vendimi i Biden vjen disa muaj më vonë gjatë fushatës, sesa njoftimi i Johnson.

Është gjithashtu zhvillimi i fundit tronditës në një fushatë shumë të ngarkuar politike që ka përfshirë tentativë për vrasjen e Trump. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.