Categories: AktualitetLajme

Prefektja Angoni inspektim në Pukë / 420 familje ende të bllokuara, shpërndahen ndihma ushqimore nga MC

Në mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile të zhvilluar në Fushë-  Arrëz, prefektja e Qarkut Shkodër,  Majlinda Angoni,  sqaroi  kryebashkiakun   Hil Curri se nuk mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rrjetet sociale, ndërkohë që ligji flet qartë për këtë situatë.

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit,  Hil Curri, tha se situata ishte e rëndë pasi 7 automjete mbetën për  12 orë të bllokuar,  ndërkohë që qindra të tjerë ishin të izoluar pa rrugë  e pa energji

Prefektja Angoni së bashku me deputetin Frrok Gjini, inspektuan çeljen e aksit Fushë Arrëz- Iballë. Teksa garantoi mbështetje për  banorët.  Angoni tha se krahas asistencës në hapjen e rrugëve po bëhet edhe shpërndarja e ndihmave me ushqime për familjet e izoluara.

Ndërsa këtë fillim jave është  hapur aksi Fushë-Arrëz  – Iballë, deri në qendër, puna po vijon në njësinë  administrative Fierzë dhe disa fshatra në Blerim. Në total janë rreth 420 familje që ende ndodhen të izoluara për shkak të rrugëve të bllokuara ku Agjensia e Mbrojtjes Civile shpërndau ndihma ushqimore për ta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

5 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

5 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

5 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

6 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.