Prej një jave i shtruar në spital, Vatikani: Papa Francesku në situatë komplekse klinike

Papa Francesku në situatë komplekse

Papa Francesku do të vijojë qëndrimin në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua për problemet në traktin e frymëmarrjes. Vatikani ka bërë me dije se Papa Francesku po trajtohet për një situatë komplekse klinike, ndërsa një ditë më parë ai rezultoi me infeksion polimikrobial.

Kjo situatë, kërkoi një ndryshim në trajtimin e Papa Franceskut,  i cili prej një jave ndodhet i shtruar në spital.

Papa u shtrua me simptoma të bronkitit për disa ditë dhe delegoi zyrtarë për të lexuar fjalime të përgatitura në ngjarje të caktuara.

Gjatë fundjavës, Vatikani tha se gjendja e Papës ishte e qëndrueshme dhe se atij i ishte thënë të kishte “pushim të plotë” për të ndihmuar shërimin e tij.

Ai nuk ishte në gjendje të kryente lutjen e tij të rregullt javore të dielën në sheshin e Shën Pjetrit ose të drejtonte një meshë speciale për artistët për të shënuar Vitin Jubilar të Kishës Katolike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.