Prekali, destinacioni i të huajve, turistët spanjollë të mahnitur nga bukuria e luginës së Kirit

Nëse mendoni se lumi i Shalës është bukuria e fundit natyrore që keni parë në Shkodër, gaboheni ! Kush është dashamirës i natyrës e di se përpos Shalës, një tjetër luginë e një lumi ka nisur të shëndrrohet prej të paktën 3 vitesh në destinacionin turistik.

Bëhet fjalë për luginën e Kirit, e cila kalon përmes dy fshtatrave Ura e Shtrenjtë dhe Prekal, zona këto që po vizitohen nga të huajt sidomos turistë nga Spanja.

“Mirmengjes! Unë jetoj në Spanjë. Njerëzit këtu janë të qeshur, të dashur e miqësor. Është hera e parë për mua që vij dhe qënka mrekulli. Është tokë shumë e bukur.

-Jam nga Madridi i Spanjë.  Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është dita e tretë sot këtu dhe do të qëndojmë për 5 ditë .Do të shëtisim Rivierën e Shqipërisë. Njerëzit janë fantastikë.

-Përshëndetje! Unë jam nga Spanja. Kemi udhëtuar gjatë. Është një vend tepër i bukur, qetësi e klimë e  mire”, – shprehen turistët.

Lugina e lumit të Kirit spikat për pastërtinë, qetësinë dhe ajrin e freskët të maleve , rrëzë të cilave vendoset fshati Prekal, pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të fshatit të Dukagjinit. Kjo zonë, e cila pas viteve ‘90 u braktis nga banorët e saj për shkak se të gjithë u zhvendosen në Shkodër, u gjallërua rreth vitit 2010,  atëherë kur qeveria vendosi asfaltimin e rrugës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.