Premier Liga reformë kundër Superligës
Futbolli anglez ka një problem me Superligën. Në momentin kur skuadrat themeluese shpallën projektin, tifozët dolën në sheshe për të protestuar. Ky gjest detyroi Arsenalin, Çelsin, Totenhemin, Liverpulin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtidin që të tërhiqeshin nga Superliga.
Por sipas tabloidëve në ishull duke nisur nga viti që vjen këto klube, të cilat janë themeluese të Superligës, nuk do të kenë të drejtë që të jenë pjesë e saj pasi në të kundërt do të përjashtohen nga Premier Liga.
Mësohet se reforma e cila po bëhet në futbollit anglez ka një pikë ku flitet qartë se klubet të cilat aderojnë në Premier Ligë nuk kanë të drejtë që të marrin pjesë në kompeticione, të cilat nuk janë aprovuar nga FIFA dhe UEFA.
Premier Liga shikon si “rivale” Superligën dhe për këtë motiv i ka dalë na krah të FIFA-s dhe UEFA-s. Në rast se klubet angleze të përmendura më lart kanë në plan që të rifuten në Superligë atëherë Premier Liga do t’i përjashtonte.