Premier, Slot drejt derbit të Liverpool: Do të jetë një betejë

Slot drejt derbit të Liverpool

“Një njeri i mençur  më tha një herë: ‘Nuk ka asgjë më të mirë për të humbur një ndeshje futbolli’, dhe unë jam plotësisht dakord”.

Menaxheri i Liverpool-it, Arne Slot, e tha këtë në prag të derbit të Premier League me Everton, që pason eliminimin e papritur nga FA Cup nga Plymouth, i fundit në tabelën e Championship.

“Ishte një humbje e ‘papranueshme”, komentoi trajneri holandez,  “nesër duhet të tregojmë një tjetër anë tonën, pasi pardje nuk ishte vetëm rezultati negativ, por edhe performanca ishte shumë larg standardeve tona”.

Everton është në vendin e 16-të në tabelë, por nën drejtimin e ri të David Moyes ka fituar tri ndeshjet e fundit dhe për më tepër, do të ketë nxitjen e mëtejshme për të luajtur derbin e përzemërt të Mersey-t për herë të fundit në Goodison Park, vendi historik të cilin ata do ta lënë në fund të sezonit për t’u transferuar në ‘Bramley-Moore Dock’.

“Do të jetë një atmosferë fantastike – nënvizoi Slot – dhe ne duhet të përgatitemi për një betejë. Duhet të jesh mendërisht shumë i fortë për të përballuar të gjithë ngarkesën emocionale të tifozëve dhe duhet të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë”.

Liverpool është gjashtë pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë dhe një fitore nesër do t’i çonte në nëntë me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.