“Një njeri i mençur më tha një herë: ‘Nuk ka asgjë më të mirë për të humbur një ndeshje futbolli’, dhe unë jam plotësisht dakord”.
Menaxheri i Liverpool-it, Arne Slot, e tha këtë në prag të derbit të Premier League me Everton, që pason eliminimin e papritur nga FA Cup nga Plymouth, i fundit në tabelën e Championship.
“Ishte një humbje e ‘papranueshme”, komentoi trajneri holandez, “nesër duhet të tregojmë një tjetër anë tonën, pasi pardje nuk ishte vetëm rezultati negativ, por edhe performanca ishte shumë larg standardeve tona”.
Everton është në vendin e 16-të në tabelë, por nën drejtimin e ri të David Moyes ka fituar tri ndeshjet e fundit dhe për më tepër, do të ketë nxitjen e mëtejshme për të luajtur derbin e përzemërt të Mersey-t për herë të fundit në Goodison Park, vendi historik të cilin ata do ta lënë në fund të sezonit për t’u transferuar në ‘Bramley-Moore Dock’.
“Do të jetë një atmosferë fantastike – nënvizoi Slot – dhe ne duhet të përgatitemi për një betejë. Duhet të jesh mendërisht shumë i fortë për të përballuar të gjithë ngarkesën emocionale të tifozëve dhe duhet të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë”.
Liverpool është gjashtë pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë dhe një fitore nesër do t’i çonte në nëntë me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura.
Serxho Perez është drejt një rikthimi të bujshëm në Formula 1 vetëm dy muaj pasi…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim drejtuesen…
Barcelona-Atletiko Madrid dhe Real Sociedad-Real Madrdit do të jenë dy gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.…
Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave të fundit të politikanëve që…
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia me qëllim ekstradimin në Itali. Në pranga ra Klinder…
This website uses cookies.