Premiera çel sezonin teatror në “Migjeni”, komedia e regjisores Driada Dervishi u mirëprit nga publiku shkodran

Teatri “Migjeni” çeli sezonin e ri me komedinë premierë “Krimi është i imi” të regjisores Driada Dervishi.
Spektatorët shijuan interpretimet e aktorëve shkodranë si dhe atyre të Teatrit Kombëtar. Pjesë e kësaj shfaqje ishte edhe mjeshtri i humorit Besnik Çinari.
Duartrokitjeve të publikut iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci, që u ngjit në skenë për t’i falenderuar protagonistët për punën e bërë.
Kjo ishte shfaqja e parë për regjisoren Dervishi në Shkodër.
Komedia “Krimi është i imi” do të shfaqet edhe në datat 14 dhe 15 shtator në skenën e teatrit “Migjeni”.