Premiera e filmit “Alexander”, përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Oscar

Screenshot 4 2

Screenshot 4 2

 Filmi “Alexander” i regjisorit Ardit Sadiku, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimeve Oscar, u shfaq premierë në kinemanë Cineplexx të Tiranës para një publiku kineastësh dhe gazetarëve të kulturës.

Filmi është dëshmia e një ngjarjeje tragjike, ndodhur ndërsa regjimi komunist ishte në grahmat e fundit. Protagonisti i filmit, Aleksandër Gruda, një mekanik i anijeve të flotës detare, rrëfen arratisjen nga Shqipëria komuniste së bashku me familjen dhe miqtë, gjithsej 18 persona, të cilët rrëmbyen një anije luftarake në liqenin e Shkodrës.

Por rruga e tyre drejt lirisë nuk ishte e lehtë. Në përfundim të kësaj aventure, Aleksandri u gjet në udhëkryqin e jetës: T’i gëzohej lirisë apo të hidhërohej për humbjen e vajzës së vetme në tentativën për t’u arratisur.

Rrëfimet e kësaj historie mbi përpjekjet ekstreme në kërkim të lirisë, regjisori Ardit Sadiku i ka xhiruar në tre kontinente: në Amerikën e Veriut, Europë dhe Australi, ku jetojnë protagonistët e ngjarjes.

1 nga 6

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.