Premiera “Testamenti”
Regjisori i shumë veprave të vendosura në skenë Leka Bungo, po përgatitet të sjellë për publikun shqiptar një tjetër vepër.
Ajo është komedia “Testamenti“, nën interpretimin e aktorit të madh Viktor Zhustit.
Për rreth 60 minuta para publikut do të kalojë historia e Shqipërisë nga viti 1941 kur u krijua Partia Komuniste e deri në ditët tona, një paralelizëm mes asaj se çfarë ndryshoi dhe çfarë jo.
Komunisti Kuqo, le një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të Partisë Komuniste dhe gati deri në ditët e sotme .
I vetëm në skenë, me një monolog që zgjat për rreth një orë, Kuqon do ta shoqërojë sarkazma e cila është pjesë e veprave të Leka Bungos.
Kjo vepër do të shfaqet për publikun premierë në fund të muajit janar në Teatrin Artubina.