Categories: LajmeSportFutboll

Premio për tre fitoret radhazi/Kuqeblutë presin rikthimin në skuadër të Erald Çinarit

Mbyllja me sukses e vitit 2023 me atë fitore fantastike ndaj një rivali direkt për fazën finale siç ishte Skënderbeu ka bërë që në kampin kuqeblu të rikthehet qetësia. Duket se operimi në kohën e duhur duke sjellë në drejtim të stafit teknik dyshen Qatip dhe Tefik Osmani dha efektin e duhur. Tre fitoret e fundit radhazi, ndaj Dinamos, Tiranës dhe ndaj Skënderbeut, por edhe fitorja më herët në transfertë me Teutën në “Niko Dovana” bëri që Vllaznia të rritej dukshëm në tabelë, ku tashmë mban vendin e tretë. Krahas të tjerave, duket se në arritjen e rezultateve pozitive të javëve të fundit ka ndikuar jo pak edhe premio e vendosur nga presidenti kuqeblu Alban Xhaferi, i cili që prej pragndeshjes me Dinamon kishte deklaruar përpara skuadrës një premio prej 30 mijë eurosh për të marrë 9 pikët maksimale në këto tre sfida. Kështu që me përmbushjen e këtij objektivi, kuqeblu ngrohen jo pak xhepat e tyre, pikërisht edhe në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitin e Ri. Por, dhuratat e presidentit Xhaferi në periudhën e ndërrimit të viteve pritet të jenë edhe në një merkato cilësore. Ndonëse deri më tani janë lakuar emra të shumtë futbollistësh, duket se më i besueshmi ndër të është ai i sulmuesit të talentuar shkodran, Erald Çinari. Emri i Çinarit doli në skenë këtë të premte, kur ai u pa në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” teksa ndiqte ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, ndërkohë që pas ndeshjes zbriti në pistë duke përgëzuar kolegët e tij kuqeblu për fitoren ndaj korçarëve. Por, përpos kësaj, Çinari u pa të bisedonte kokë më kokë edhe me trajnerin Qatip Osmani, me të cilin ka pasur bashkëpunim kur tetovari drejtonte Shkëndinë e Tetovës, pjesë e së cilës është aktualisht edhe vetë Çinari. Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur, se Çinari ka pasur takim edhe me drejtorin sportiv Tefik Osmani dhe presidentin Alban Xhaferi, ku është diskutuar për riveshjen e uniformës kuqeblu, vendim i cili pritet të merret gjatë javës së ardhshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.