Prençi: Personazhet e botës së artit duan të jenë pjesë e grupeve kriminale. Rexhepi: Ja faktorët që ndikojnë

Shemsi Prenci

Shemsi Prenci

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, ka diskutuar mbi lidhjet e krimit me botën e artit. Ai ka deklaruar se personazhet e botës së artit kanë dëshirë të përfshihen dhe të jenë pjesë e grupeve kriminale, kjo pasi sipas Prençit, kërkojnë pasurim të shpejtë.

“Personat e botës së artit, kanë rrisk më të lartë për shkak të mjediseve ku organizojnë aktivitetet, konkurrencës, famës. Personat e botës së artit nuk mund të qëndrojnë të përjashtuar nga vendi ku punojnë.

Kanë filluar të aplikohet eskorta qoftë nga personazhe të botës së artit, kulturës, biznesit. Bota e krimit sulmon personat që kanë para. Janë të ekspozuar ndaj riskut të botës së kriminalitetit.

Njerëzit e artit nga Shqipëria kanë rënë pre e trafikut të drogave të forta jashtë Shqipërisë. Personazhet e botës së artit kanë dëshirë vetë të futen pjesë e grupeve kriminale. Dëshira e pasurimit të shpejtë”, u shpreh Prençi teksa risolli në vëmendje ngjarjen e para 5 viteve në Bllok.

Para 5 vitesh ngjarja në Bllok, e përmendi këngëtaren Gjata, u anashkalua nga drejtësia shqiptare dhe u fshehën armët që u përdorën në atë ngjarje kriminale. Ekspertiza tregoi se armët ishin të punonjësit të policisë. Pse u fsheh qëllimi i përdorimit të armës? Koha do e provoj që nuk ishte sikurse doli, ajo ngjarje është strumbullari i grupeve të fuqishme kriminale, ku bënin pjesë dhe personazhe të botës së artit”, tha ai.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi renditi disa prej faktorëve që e bëjnë të domosdoshme krijimin e kontakteve me botën e krimit.

Nëse artin e shohim si biznes, lidhjet e krimit mendoj se janë më të gjera se te artistët. Nëse flasim për një artist, mund të jenë nevoja financiare për t’i menaxhuar karrierën, lidhje të afërta që dhe kjo ka kostot e veta. Mungesa e sigurisë. Mund të ndihet e kërcënuar. Këto janë faktorët që e bëjnë të domosdoshme krijimin e kontakteve me botën e krimit. Mos të përjashtojmë dhe pjesën e keqmenaxhimit të famës”, u shpreh Rexhepi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.