“Prenkë Jakova” çel dyert për vitin shkollor/ Rreth 230 nxënës ulen këtë vit në bankat e kësaj shkolle
Si në të gjitha shkollat e vendit, viti i ri shkollor 2023 – 2024 nisi edhe në shkollën artistike “Prenkë Jakova” ku rreth 230 nxënës do të ulen në bankat e shkollës këtë vit në dy degët e saj: muzikë dhe art figurativ ndërsa 60 prej tyre provojnë për herë të parë ndjesinë e kësaj dite, e cila nisi me gëzim por edhe emocione për çdonjërin prej tyre.Drejtori Anton Kaftalli thotë se ky vit e gjen shkollën të plotësuar në staf.Për nxënësit, pasioni për artin i bën ata të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë shkollë të traditës.Si çdo fillim i ri, edhe ky vit shkollor ka sfidat e veta.Shkolla artistike “Prenkë Jakova” ndër vite ka nxjerrë dhe përgatitur breza të tërë nxënësish të talentuar të qytetit dhe përtej duke vazhduar të ruajë rolin e saj të rëndësishëm në kultivimin e artit të Shkodrës dhe më gjerë.