Categories: LajmePolitikë

Presidenca belge e BE-së – Paralajmërohen ndryshime në procesin e vendimmarrjes

“Zgjerimi i Bashkimit tonë duhet të na bëjë të gjithëve më të fortë. Prandaj, Presidenca është e përkushtuar të mbështesë vendet kandidate në përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar Bashkimit tonë. Në të njëjtën kohë, do të jetë thelbësore të përgatiten politikat, burimet dhe strukturat vendimmarrëse të Bashkimit në funksion të anëtarësimeve të ardhshme”.

I vetmi paragraf për zgjerimin në programin rreth 50 faqe të presidencës belge të Bashkimit Europian, duket zhgënjyes për nga volumi i përmendjes sa dhe konfirmativ për proceset në rrugë të zgjerimit, kur ky i fundit shihet si forcim i Unionit në të njëjtën kohë që paralajmërohet ndryshimi i procedurave për anëtarësimet e ardhshme.

Me dy krahë, si në drejtim të vendeve që presin anëtarësimin ashtu edhe në drejtim të procedurave të zgjerimit, pritmëria për rotacionin drejtues të Belgjikës në BE, është që ndoshta të preken përpara ndryshimit të të zgjedhurve europianë politikat e vetos.

Në rreshtat e pakët, paralajmërimi i ndryshimit është i qartë: ato që synohen janë politikat, burimet dhe strukturat vendimmarrëse të Bashkimit Europian në funksion të anëtarësimeve të ardhshme.

I bërë pa deklarime publike, por me bllokime në tryezat e bisedimeve, vetoja e fundit greke e shprehur në kushtin e letrës së firmosur për të ftuar Shqipërinë që të çelë kapitujt e parë, nëse vendimi i unanimitetit do të bjerë më në fund për këto procese, do të mbahet mend si pika që derdhi gotën e stërmbushur me veto nga çdo vend anëtar për çfarëdolloj arsyeje e pretendimi deri territorial e kulturor ndaj vendeve në pritje të anëtarësimit e me reforma të përmbushura.

Ky ndryshim do të ishte një histori vërtetë e re e Europës që kërkon të bëhet lojtar global duke shikuar nga Bashkimi e jo nga pengesat e emëruara si standarde.

Objektivi i madh i drejtimit 6 mujor belg, vetëm në pak rreshta për zgjerimin, do të ndryshonte rrënjësisht ecurinë e Europës, me parashikimin që vendimmarrja të mos vijë nga unanimiteti i konsumuar keq prej vendeve anëtare, por nga njohja e rezultateve dhe e domosdoshmërisë për një Europë të shtrirë kudo ku ndodhet.

Ky gjashtëmujor sa dhe drejtimi i tij belg do tregojë pikërisht nëse europianët do ta arrijnë dot këtë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

6 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

6 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

6 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

7 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

7 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

7 hours ago

This website uses cookies.