Presidencialet në SHBA, politika e jashtme, arma e fortë e kandidates republikane Niki Halei 

f81f50eb240c46bfb247b207160e5ea5

f81f50eb240c46bfb247b207160e5ea5

Ndërsa rivalët e saj jane PRO qëndrimeve që përputhen me prirjen e shumicës së votuesve republikanë, sipas Zerit te Amerikes, ish-ambasadorja amerikane në OKB,  Niki Halej ( Nikki Haley ) shpreson që ndryshimi me kandidatin kryesor, ish-presidentin Trump, të jetë një avantazh për të.

“Shumë njerëz kanë ardhur pas debatit dhe më kanë thënë se janë dakord me mua dhe më kuptojnë, sepse unë jam bashkëshorte e një ushtaraku dhe gjëja e fundit që do të doja është që ai të shkojë në luftë. Ata e kuptojnë se nëse Rusia merr Ukrainën, më pas radha u vjen Polonisë dhe Balltikut që do të thoshte që ne jemi në luftë, sepse ato janë pjesë e NATO-s, kështu që ata e kuptojnë se këtu kemi të bëjmë me parandalim të luftës” tha zonja Halei.

E pyetur nga agjencia Reuters, nëse do të votonte për Trump nese bëhej kandidati republikan presidencial ish-ambasadorja amerikane në OKB dha këtë përgjigje: “Unë mendoj se do të jem unë. Unë nuk mendoj se ata do të votojnë për dikë që është dënuar për një krim të rëndë. Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Qëndrimet e forta të zonjës Halej për politikën e jashtme duket se janë guri strategjik i fushatës së saj, që synon ta përmbysë opinionin se politika e jashtme nuk ndikon tek votuesit amerikanë. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.