Ndërsa rivalët e saj jane PRO qëndrimeve që përputhen me prirjen e shumicës së votuesve republikanë, sipas Zerit te Amerikes, ish-ambasadorja amerikane në OKB, Niki Halej ( Nikki Haley ) shpreson që ndryshimi me kandidatin kryesor, ish-presidentin Trump, të jetë një avantazh për të.
“Shumë njerëz kanë ardhur pas debatit dhe më kanë thënë se janë dakord me mua dhe më kuptojnë, sepse unë jam bashkëshorte e një ushtaraku dhe gjëja e fundit që do të doja është që ai të shkojë në luftë. Ata e kuptojnë se nëse Rusia merr Ukrainën, më pas radha u vjen Polonisë dhe Balltikut që do të thoshte që ne jemi në luftë, sepse ato janë pjesë e NATO-s, kështu që ata e kuptojnë se këtu kemi të bëjmë me parandalim të luftës” tha zonja Halei.
E pyetur nga agjencia Reuters, nëse do të votonte për Trump nese bëhej kandidati republikan presidencial ish-ambasadorja amerikane në OKB dha këtë përgjigje: “Unë mendoj se do të jem unë. Unë nuk mendoj se ata do të votojnë për dikë që është dënuar për një krim të rëndë. Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Qëndrimet e forta të zonjës Halej për politikën e jashtme duket se janë guri strategjik i fushatës së saj, që synon ta përmbysë opinionin se politika e jashtme nuk ndikon tek votuesit amerikanë.
Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…
Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…
Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…
This website uses cookies.