Presidencialet në SHBA- Tramp: Nuk kandidoj më nëse humbas zgjedhjet e nëntorit

Ish-presidenti amerikan Donald Tramp (Trump) deklaroi se nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit nuk do të rikandidojë për zgjedhjet e 2028-ës.

Pyetur nëse parashikonte një tjetër kandidim në rast se mundet në garën presidenciale nga demokratja Kamala Harris,  Tramp u shpreh “jo, nuk e bëj. Mendoj se do të jetë ashtu. Unë nuk e shoh fare këtë. Shpresojmë se do të jemi shumë të suksesshëm”.

Ligji amerikan i ndalon presidentët të shërbejnë më shumë se dy mandate, dhe në këtë kuadër Tramp nuk pritet të kandidojë në vitin 2028 nëse fiton zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, më shpesh duke ndezur mbështetësit me fjalime dhe postime në mediat sociale duke premtuar fitore në votime.

Por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje.

Gjatë një ngjarjeje të mbajtur nga Këshilli izraelito-amerikan të enjten, ai përmendi humbjen dhe sugjeroi se çdo humbje e tillë do të ishte pjesërisht faji i votuesve hebrenj.

A e dinë se çfarë dreqin po ndodh nëse unë nuk i fitoj këto zgjedhje? Dhe populli hebre do të duhet të bëjë shumë me këtë nëse kjo ndodh sepse me 40% [mbështetje] kjo do të thotë se 60% e njerëzve votojnë për armikun.“, tha ai.

Komentet u dënuan nga fushata e Harris dhe nga Komiteti jopartiak Amerikan Hebre dhe Lidhja Anti-Shpifje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.