1e10f39fe68242019e7e1110c46a5af8
Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden ka deklaruar se ka pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e më shumë se 200 personave që mbahen peng në Gaza.
Duke folur për operacionin e fundit të Izraelit në spitalin më të madh të Gazës – Al-Shifa – presidenti thotë se Hamasi kreu një “krim lufte” duke pasur një bazë atje.
Bajden u shpreh se Hamasi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Izraelin dhe se forcat izraelite po kërkonin të shmangnin viktimat civile.
Pas një takimi të nivelit të lartë me presidentin kinez Xi Jinping në margjinat e samitit Apec në San Francisko, Bajden u tha gazetarëve të mërkurën mbrëma se Hamasi ishte zotuar të vazhdonte sulmet ndaj Izraelit.
Bajden argumentoi gjithashtu se forcat izraelite kishin kaluar nga bombardimet ajrore, në operacione më të shënjestruara tokësore, ndërsa më shumë se 11,000 gazanë raportohet të kenë vdekur.
“Nuk është bombardim me qilim. Kjo është një gjë tjetër. Ata po kalojnë nëpër këto tunele, po shkojnë në spital. Ata po sjellin gjithashtu inkubatorë ose po sjellin mjete të tjera për të ndihmuar njerëzit në spital dhe, më thuhet, u kanë dhënë mjekëve, infermierëve dhe personelit mundësinë për të dalë nga rreziku. Pra, kjo është një histori e ndryshme nga ajo që besoj se ka ndodhur më parë, bombardimi pa dallim”, tha Bajden.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.