Categories: BotaLajme

Presidenti Bajden: Shpresoj që të hënën e ardhshme të ketë një armëpushim në Gaza

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) shpreson se deri të hënën e ardhshme (4 mars) do të ketë një armëpushim në konfliktin Izrael-Hamas.

“Epo, shpresoj që në fillim të fundjavës, dua të them, në fund të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Jemi afër, nuk ka përfunduar ende. Dhe shpresa ime është që të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim”, tha Bajden.

Hamasi ka hequr dorë nga disa kërkesa kyçe në negociatat për një marrëveshje pengjesh dhe pauzë në luftimet në Gaza.

Pengesat kryesore janë zgjidhur në aspektin e insistimit të Hamasit për tërheqjen e plotë të forcave izraelite dhe përfundimin e luftës”, tha një zyrtar i lartë i administratës së Bajdenit pas takimit të së premtes në Paris midis shefave të inteligjencës së SHBA-së, Egjiptit dhe Izraelit dhe kryeministrit të Katarit.

“Kërkesat e Hamasit për numrin e palestinezëve [të burgosurve që] duhet të lirohen kanë rënë”, shtoi zyrtari.

Faza e parë e marrëveshjes do të ishte lirimi i pengjeve izraelite, përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë, në këmbim të një numri më të vogël të burgosurish palestinezë sesa kishte kërkuar fillimisht Hamasi.

Faza e dytë është ajo ku diskutimet priteët të ndërlikohen më shumë, pasi do të diskutohen çështje komplekse si lirimi i pengjeve meshkuj të IDF nga Hamas dhe fundi i luftës.

Udhëheqësit izraelitë e kanë bërë të qartë se synojnë të nisin një ofensivë ushtarake në Rafah, ndërsa në një propozim të mëparshëm Hamasi tha se duan të përdorin një fazë të dytë për të diskutuar “kërkesat e nevojshme për vazhdimin e ndërprerjes së ndërsjellë të operacioneve ushtarake”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

4 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

4 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

4 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

4 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

4 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

4 hours ago

This website uses cookies.