Lajme

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim.

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës. 

“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët.

Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani, Rrahim Beqiri, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri, Presidenti Begaj theksoi: “Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm”.

 Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian:

Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi  jashtëzakonisht e madhe”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, –  ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim,  bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.

Presidenti i Republikës  kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri.

Blerti Delija

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

11 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

11 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

11 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

14 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

14 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

14 hours ago