Presidenti Begaj dekreton Adea Pirdenin në krye të Ministrisë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Adea Pirdeni
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Adea Pirdenin si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Kryeministri Edi Rama firmosi më 11 janar të këtij viti propozimin për dekretimin e Pridentit në krye të ministrisë së re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën dhe Antikorrupsionin.
Adea Pirdeni ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë deri më sot.