Presidenti Begaj dekreton emërimin e 5 ambasadorëve
Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit Edi Rama ka emëruar dhe liruar nga detyra disa ambasadorë.
Kreu i Shtetit ka emëruar 5 ambasadorë, konkretisht: Genc Pecani, Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse; Bardhyl Canaj, Ambasador i Shqipërisë në Serbi; Artur Kuko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta; Saimir Bala, Ambasador i Shqipërisë në Arabinë Saudite; dhe Arten Hanku, Ambasador i Shqipërisë në Sllovaki.
Po ashtu, Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ilir Boçkas, si Ambasadori i Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Serbi; Sami Shibën nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite, rezident; si dhe Arben Gazionin nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Federatën Ruse.