Presidenti Begaj dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi

1abd9531526e49d08f53a66876dc7347
Prsidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Gjergj Zefi.
Nëpërmjet platformës së tij zyrtare, Presidenti , shprehet se dhuna e çdo forme është e papranueshme.
Kreu i Shtetit inkurajoi organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, theksoi Begaj në reagimin e tij.
Kujtojmë se, ditën e djeshme u raportua nga Policia se administratori i një portali, u godit me mjete të forta nga disa persona, në Tiranë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Zefi, 52 vjeç, i cili më pas mori ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e autorëve.