Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Xhorxho Napolitano (o. Giorgio).
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, mësohet se presidenti Begaj niset drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet sot (26 shtator) në selinë e parlamentit italian në Romë.
Të pranishëm do të jenë figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.
Italia e ka shpallur të martën ditë zie kombëtare. Homazhet do të nisin rreth orës 11:30 dhe do të përfundojnë në 13:00.
Napolitano ndërroi jetë të premten në moshën 98-vjeçare.
Ish-presidenti italian njihet si një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjatë fjalimit në parlamentin shqiptar afro 10 vite më parë, Napolitano duke mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë, tha: “Nëse Evropa ka përfaqësuar shumë për Shqipërinë, Shqipëria nga ana e saj ka treguar haptazi se ka bërë dhe mund të bëjë shumë për Evropën.”
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vuajnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe subjekteve të ndryshëm,…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në takim…
Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të Njësisë Gur i Zi ka…
Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se, gjatë një operacioni policor të…
Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…
This website uses cookies.