Categories: LajmePolitikë

Presidenti Begaj: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.

Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm, – u shpreh ai.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë.

Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

3 hours ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

3 hours ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

3 hours ago

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

3 hours ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

3 hours ago

This website uses cookies.