Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i përvitshëm i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Në një mesazh të posaçëm drejtuar gazetarëve, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e medias për riformësimin e shoqërisë dhe vështirësitë që hasin gjatë kryerjes së misionit për të thënë të vërtetën.
“Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”.
Presidenti Begaj inkurajoi komunitetin e gazetarëve në kryerjen e këtij misioni, duke iu garantuar mbështetjen e tij.
“Kjo kauzë kërkon njerëz idealistë, që besojnë tek idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike, ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni përpara vështirësive, sepse mbarëvajtja juaj është mirëqenia e shoqërisë.
Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj. E përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, sikurse edhe rastet e cenimit të lirisë profesionale dhe lirisë së të shprehurit nëpërmjet presioneve direkt apo indirekte”.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi promovimin e shembujve të suksesit në gazetari, si modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm.
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
This website uses cookies.