Presidenti Begaj me komunitetin arbëresh: Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë

begaj pr

begaj pr

Presidenti Bajram Begaj nisi sot (20 tetor) vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë.

Ftesës së autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh atje, presidenti Begaj iu përgjigj me ndalesën e parë në Katanxaro, ku takoi presidentin e rajonit të Kalabrisë, Roberto Okiuton (o. Occhiuto).

Palët folën për angazhimin e Italisë dhe Shqipërisë në mbështetje të diasporës historike arbëreshe, komunitetit shqiptar në tërësi dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.

Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë, të cilët u detyruan të lënë trojet e tyre jo me vullnet dhe dëshirë, por të detyruar nga pushtuesit.

Me gjithë vuajtjen në fillim, ata ditën të trashëgojnë, të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe çdo element tjetër të lidhur me identitetin shqiptar.

Jam këtu për të falënderuar pasardhësit e Rilindasve Arbëreshë, të cilët kontribuan jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për forcimin e shtetit shqiptar,” tha presidenti Begaj.

Kreu i shtetit i quajti arbëreshët frymëzim për gjithë shqiptarët dhe model i asaj që quhet atdhedashuri.

Në fakt, kambanat bien prej gjashtë shekujsh dhe tregojnë se sa shumë rreh zemra e shqiptarit për shqiptarinë,” deklaroi kryeshtetari shqiptar.

Mes Shqipërisë dhe Italisë ka një bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik, gjë që u theksua edhe nga presidenti.

Së bashku me presidentin menduam që duhet të jetë Kalabria e para. Ne do të shikojmë në të ardhmen për të gjitha mundësitë që mund të ofrojnë të dy vendet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti e ka arritur me vendosjen e linjës ajrore direkte dhe për 50 minuta vjen nga Tirana në Kalabri. Hapat e parë janë hedhur. Do të shohim tani mundësi të tjera bashkëpunimi nëpërmjet universiteteve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar dhe siç e thashë, në fusha me interes të përbashkët,” deklaroi presidenti Begaj për mediet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.