Categories: AktualitetLajme

Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka “flet” shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit që ka çelur dyert për publikun në Tiranë, për të 26-in vit.

Kreu i Shtetit u ndal në stendat e botuesve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës me botues, shkrimtarë dhe përkthyes Presidenti Begaj u shpreh se në këtë panair gjithçka “flet” shqip, me autorë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen, dhe e gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që ndjekin këtë traditë të mirë.

“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!” – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë kësaj vizite Presidenti i Republikës bisedoi edhe me lexuesit e vegjël, të cilëve u përcolli përgëzime për praninë në panair.  “Ata e duan librin, edhe pse janë brez i jetës virtuale dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare” tha presidenti Begaj.

“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh të gjithë brezat në shtëpinë e dijes, të mbush me urtësi dhe shpresë”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Panairin e Librit si një “bibliotekë të madhe shqiptare”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel

Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…

6 hours ago

Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…

6 hours ago

PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit

Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…

6 hours ago

Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…

6 hours ago

Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira

Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…

6 hours ago

Ceremonia e ngritjes së Flamurit/ Autoritetet fetare në Shkodër, mesazh bashkimi për shqiptarët

Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…

6 hours ago

This website uses cookies.