Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka deklaruar se Shqipëria dhe Turqia janë partnerë strategjikë teksa priti sot ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Në bisedën e zhvilluar midis kreut të shtetit shqiptar dhe kryediplomat u vendos theksoi e bashkëpunimi mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.
“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm, – u shpreh ai.
Begaj falënderoi ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë, ku Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë.
Gjithashtu Begaj shpjegoi se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm në Ballkan sa i përket sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”, tha Begaj.
Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit.
Begaj vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosovës.
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.