Presidenti Begaj takim me Marinaj/Kjo vizitë shënoi fillimin e axhendës dyditore të tij

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në turin e tij dyditor në Malësinë e Madhe, vizitën e parë e zhvilloi me Kryebashkiakun Tonin Marinaj. Përkrah këtij të fundit ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.
Kryetari Marinaj vlerësoi ardhjen e Presidentit Begaj në një trevë që është e bekuar nga pasuritë natyrore përveç vlerave historike që bart.Presidentit Begaj vizitoi në ditën e parë edhe një nga sipërmarrjet e zonës të lidhura me bimët aromatike. Në ditën e dytë Presidenti Begaj do të bëjë vizitë në Memorialin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe.