begaj 29
Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar sot një telegram urimi Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.
Kreu i Shteti në telegramin drejtuar homologut të tij, përcjell urimet mё tё mira pёr Presidentin dhe popullit mik turk.
Presidenti Begaj shprehet se 100 vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.
“Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, shkruan ai.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.
“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Shenjë kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.
Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”, shkruan Presidenti Begaj në telegramin drejtuar Presidentit Taip Erdogan .
Toto Volf i Mercedesit e kërkonte prej kohësh, por në të ardhmen e Maks Verstapen…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale…
Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë…
Klinti Qato, mesfusori i kuqebluve që po spikat në formacionin e Vllaznisë, është optimist për…
“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak”, kështu u emërtua dita sensibilizuese për dhurimin…
Prej më shumë se një viti e gjysmë, ky katërputrak është bërë pjesë e pandashme…
This website uses cookies.