Presidenti Begaj telegram Erdoganit : 100 vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona

begaj 29

begaj 29

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar  sot një telegram urimi Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

Kreu i Shteti në telegramin drejtuar homologut të tij, përcjell urimet mё tё mira pёr Presidentin dhe  popullit mik turk.

Presidenti Begaj shprehet se 100 vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.

“Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, shkruan ai.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.

“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Shenjë kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.

Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”, shkruan Presidenti Begaj në telegramin drejtuar Presidentit Taip Erdogan .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.