Presidenti Begaj thirrje liderëve botërorë: T’i japim përgjigje të unifikuar sfidave globale, dialog përballë konflikteve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.

Në mesin e zërave kryesorë në forum ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i cili nënvizoi nevojën për një “reagim të unifikuar” përballë sfidave të ndryshme me të cilat bota po përballët sot.

“Në të vërtetë, po jetojmë në kohë të papreçedenta,” tha Presidenti Begaj, duke theksuar krizat e ndryshme si paqëndrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, ndryshimet klimatike, sfidat në fushën e shëndetësisë, nevojat arsimore dhe padrejtësitë sociale. Ai theksoi se këto sfida globale kërkojnë reagim kolektiv, jo përpjekje të izoluara.

“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballem me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tonë”, thekson Presidenti Begaj.

Më tej Kreu i Shtetit thekson se, “paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë.”

Gjithashtu, Presidenti Begaj reflektoi mbi implikacionet më të gjera të bisedimeve në forum, duke konfirmuar angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane. “Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë,” deklaroi ai. Kjo deklaratë është në harmoni me temën kryesore të forumit – nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.