Presidenti Begaj udhëton drejt Malit të Zi, pjesë e Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit
Presidenti Bajram Begaj, është nisur drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit.
Gjatë Samitit, Presidenti do të takohet me homologët e tij, si dhe me përfaqësues të shqiptarëve në Malin e Zi.
Samiti i Procesit Brdo-Brijuni do të mbahet më 8 Tetor 2024 në Tivat, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Procesi Brdo-Brijuni është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë u lancua në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.