Presidenti Begaj uron besimtarët katolikë: Me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar këtë të diel të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkën Katolike.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Begaj uron që në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.
“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë” shkruan Presidenti Begaj.