Presidenti Biden e quan përsëri Putinin “kasap”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim në Karolina,deklaroi se, “më në fund duhet të kujdesemi për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga ai kasapi Putin”.
“Ka kaq shumë gjëra të rëndësishme që mund të bëjmë, duke përfshirë përfundimisht kujdesin për të ndihmuar Ukrainën, të mbrohet nga ai kasapi Putin,” tha presidenti i SHBA në një fjalim në Karolinën e Veriut.
Biden e quajti Putinin “kasap” për herë të parë pikërisht dy vjet më parë, duke shtuar se “ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan tha se lufta me Ukrainën ishte një “dështim strategjik” për Rusinë, duke e çuar atë në shekullin e 19-të.
Shërbimi i shtypit i Kremlinit, duke komentuar fjalimin e Bidenit në mars 2022, kishte deklaruar se “çdo herë që ofendime të tilla personale ngushtojnë dritaren e mundësive për marrëdhëniet tona dypalëshe nën administratën aktuale” të Shteteve të Bashkuara.
Kremlini nuk i është përgjigjur ende fjalimit të ri të presidentit amerikan.