Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim në Karolina,deklaroi se, “më në fund duhet të kujdesemi për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga ai kasapi Putin”.
“Ka kaq shumë gjëra të rëndësishme që mund të bëjmë, duke përfshirë përfundimisht kujdesin për të ndihmuar Ukrainën, të mbrohet nga ai kasapi Putin,” tha presidenti i SHBA në një fjalim në Karolinën e Veriut.
Biden e quajti Putinin “kasap” për herë të parë pikërisht dy vjet më parë, duke shtuar se “ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan tha se lufta me Ukrainën ishte një “dështim strategjik” për Rusinë, duke e çuar atë në shekullin e 19-të.
Shërbimi i shtypit i Kremlinit, duke komentuar fjalimin e Bidenit në mars 2022, kishte deklaruar se “çdo herë që ofendime të tilla personale ngushtojnë dritaren e mundësive për marrëdhëniet tona dypalëshe nën administratën aktuale” të Shteteve të Bashkuara.
Kremlini nuk i është përgjigjur ende fjalimit të ri të presidentit amerikan.
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
Prej disa ditësh, Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikonstruksionin e trotuareve në rrugët e…
Po avancon me ritme të shpejta zbatimi i projektit për rikonstriksionin e infrastrukturës rrugore në …
Arti dhe kultura ka prodhuar përherë në Shkodër figura të ndritura, me të cilat krenohet…
Duartrokitjet e shoqëruan gjatë Imzot Massafra-n sapo hyri brenda. Ishin ndryshe nga çdo herë tjetër.…
This website uses cookies.