Presidenti egjiptian thirrje komunitetit ndërkombëtar: Ndihmoni menjëherë Rripin e Gazës
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi, gjatë një takimi në Pekin të liderëve arabë dhe zyrtarëve kinezë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë menjëherë ndihmat humanitare në Rripin e Gazës.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të sigurojë ndihmë afatgjatë humanitare për Rripin e Gazës dhe t’i japë fund rrethimit izraelit,” thotë Sissi.
Ai i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të “ndalojë çdo përpjekje për të detyruar palestinezët të largohen me forcë nga toka e tyre”.
Sissi shton se “nuk ka rrugë drejt paqes dhe stabilitetit në rajon” pa një “qasje gjithëpërfshirëse ndaj çështjes palestineze”.
Presidenti egjiptian ka bërë thirrje për një “angazhim serioz dhe të menjëhershëm ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe një njohje të së drejtës legjitime të palestinezëve për një shtet të pavarur”.