Aktualitet

Presidenti Herzog dekoron kryeministrin Rama me Medalje Nderi për “miqësinë e pathyeshme me popullin hebre”

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i akordoi të dielën kryeministrit Edi Rama, Medaljen Presidenciale të Nderit, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij për Izraelin pas Masakrës së 7 Tetorit, për qëndrimin e guximshëm kundër antisemitizmit dhe për miqësinë e qëndrueshme me popullin hebre.

Ceremonia u krye në rezidencën e presidentit izraelit, ku kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Dy liderët zhvilluan një takim diplomatik me fokus zhvillimet rajonale dhe nevojën urgjente për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtur në Gazë.

Jam krenar t’ju dhuroj Medaljen Presidenciale të Nderit – dekorata më e lartë civile në Izrael. Kjo medalje u jepet individëve që ndriçojnë botën me lidership të jashtëzakonshëm, qartësi morale, vlera demokratike dhe për miqësinë e pathyeshme me popullin hebre dhe me shtetin e Izraelit. Kur erdhi koha për t’i kthyer fjalët në vepra, ju i bëtë ballë kësaj sfide me guxim. Në orën tonë më të errët, pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit – sulmi më i kobshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti – ju refuzuat t’i dorëzoheshit presionit ndërkombëtar. Ju i qëndruat busullës tuaj morale dhe shprehët miqësinë e thellë dhe mbështetjen jetike për Izraelin.

Sipas traditës hebraike, bota qëndron mbi tri shtylla: drejtësia, e vërteta dhe paqja. Unë besoj se këto vlera – dhe ekuilibri midis tyre – përcaktojnë lidershipin tuaj dhe lidhjen e veçantë midis kombeve tona. Le të mbetet miqësia midis Shqipërisë dhe Izraelit një simbol i vullnetit të mirë në këto kohë të errëta, duke na kujtuar të gjithëve se integriteti dhe guximi janë gjithmonë zgjedhje – dhe se një e ardhme më e sigurt dhe e paqtë është e mundshme,” tha presidenti Herzog.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha: “E kam për nder ta pranoj këtë çmim në emër të popullit shqiptar, dhe në radhë të parë, në emër të gjithë shqiptarëve – myslimanë dhe të krishterë – të cilët vunë veten dhe jetën e tyre në rrezik në orën më të errët të historisë moderne, dhe e kthyen vendin tonë të vetmin në Evropë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj se kur ajo nisi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të ngritur zërin ndaj antisemitizmit. Ne kemi miratuar legjislacionin dhe kemi promovuar edukimin për Holokaustin nëpër shkollat ​​tona, sepse për ne kjo nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, por me njerëzimin.

Kryeministri Rama theksoi: “Në këtë moment veçanërisht të vështirë, në birucat e Hamasit po mbahen njerëz të pafajshëm. Dua ta përsëris: Shqipëria ka mbështetur gjithmonë zgjidhjen me dy shtete, por sipas mendimit tonë nuk ka për të pasur zgjidhje sa kohë që Hamasi është përqark. Hamasi nuk është një lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe siç na ka mësuar historia – nuk ka kompromis me nazistët.” /INN

Blerti Delija

Recent Posts

Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb, të martën ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja e femrave ka udhëtuar drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme…

9 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

12 minutes ago

Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes nga agjencitë e rreme!

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e…

15 minutes ago

Situata nga reshjet e dëborës-Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore

Ministria e Mbrojtjes ka shpjeguar gjendjen e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend,…

17 minutes ago

Vllaznia mundet nga Bylisi, vendos Da Silva

Bylisi jep shenja mbijetese, teksa vlen goli i Da Silvas në fillimin e pjesës së…

26 minutes ago

Papa Françesku shfaqet në publik, përshëndet besimtarët në Vatikan

“Të diel të mbarë për të gjithë. Ju falënderoj shumë nga zemra”, ishin këto fjalët…

17 hours ago

This website uses cookies.