Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas ka bërë thirrje që t’i jepet fund menjëherë agresionit “gjithëpërfshirës kundër popullit palestinez”.
Sipas zyrës së tij pas takimit në Aman me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, Abas ka kundërshtuar “praktikat që lidhen me vrasjen e civilëve ose abuzimin e tyre nga të dyja palët”, duke theksuar se Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) heq dorë nga dhuna dhe i përmbahet legjitimitetit ndërkombëtar, rezistencës paqësore popullore dhe veprimit politik si një rrugë për arritjen e qëllimeve tona kombëtare.
PLO është një organ politik palestinez i kryesuar nga Abas që është kundër Hamasit dhe ka paralajmëruar për një krizë humanitare që po afrohet në dritën e ndërprerjes së funksionimit të vetëm termocentrali të Rripit të Gazës për shkak të mungesës së karburantit, gjë që ai paralajmëron se mund të shkaktojë ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore dhe bën thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të siguruar ujë dhe energji elektrike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.