Lajme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin tonë ditën e sotme (23 shkurt).

Kjo është hera e parë që Mohammed bin Zayed Al Nahyan viziton vendin tonë si president i Emirateve të Bashkuara. Lajmi u bë me dije një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ai do të shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion i madh.

Teksa e përshkroi atë si një nga partnerët më të mirë në Shqipëri, Rama përmendni disa nga kontributet që ka dhënë presidenti i Emirateve të Bashkuara në vendin tonë.

“Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova.

Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që nesër na nderon me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gurë shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit.

Bin Zayed ishte donatori më i madh pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës. Lagja e re shembullore e rindërtimit në spital është financuar i gjithi nga ai. Ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë”, deklaroi Rama.

Blerti Delija

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

36 minutes ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

37 minutes ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

15 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

15 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

16 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

16 hours ago