Presidenti i KE: Kolegji e afron edhe më shumë Ballkanin Perëndimor me BE-në
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel vlerësoi të hënën se përurimi në Tiranë i degës së Kolegjit të Evropës, jo vetëm që është një moment simbolik, por nga ana tjetër afron edhe më shumë Ballkanin Perëndimor me BE-në.
“Pas rënies së ‘perdes së hekurt’ vendet lindore e bën gati për në BE. Kjo degë e kolegjit ndihmon për të përgatitur Ballkanin për Evropën, por edhe duke afruar Evropën me Ballkanin.”, theksoi ai në fjalën e tij.