e0ee9d8cfa934b7f9736e2076628c8aa
Presidenti i Këshillit Evropian Çarls Mishel (Charles Michel) ka deklaruar se Ukraina mund të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030-të.
Në një intervistë për Spiegel, Mishel nuk ka asnjë mendim se sa mirë i ka përmbushur Ukraina standartet e anëtarësimit në BE.
“Ukraina me të vërtetë mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Ukraina dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE duhet të kryejnë në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme reformat, të luftojnë korrupsionin dhe të respektojnë kushtet ligjore,” tha Mishel.
Më 2 tetor, ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së u mblodhën në Kiev për një takim historik.
Pas takimit, Ministri i Jashtëm DimitrI (Dmytro) Kuleba tha se zyrtarët kishin rënë dakord të çonin përpara kandidaturën e Ukrainës “me shpejtësi maksimale”.
Ukraina i bashkohet shtatë vendeve të tjera kandidate në kërkimin e anëtarësimit në BE: Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.