Presidenti i Këshillit Evropian,Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Costa ka publikuar foto dhe me përfaqësuesit e vendit të Ballkanit Perëndimor, (Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Bosnje e Hercegovinës), pas darkës që pati me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar”, ishte mesazhi që Costa, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ua dhanë liderëve të Ballkanit Perëndimor.