Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se falënderoi presidentin rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike të zhvilluar ditën e diel, për ndihmën e dhënë për të siguruar furnizime të mjaftueshme me gaz natyror për dimër.
Rusia dhe Serbia kanë një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz , e cila skadon në mars 2025 .
Telefonata, e para mes dy liderëve për gati dy vjet e gjysmë, ishte për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga fashizmi dhe për të diskutuar çështje dypalëshe, tha Vuçiç, aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.
“Kemi pasur një bisedë të gjatë, të mirë, të hapur dhe kuptimplotë”, tha presidenti serb në një video në Instagram.
“Unë e falënderova veçanërisht për ndihmën… për të siguruar sasi të mjaftueshme të gazit natyror nga Rusia në Serbi këtë dimër,” tha ai.
Serbia, e cila u bombardua nga NATO gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka historikisht lidhje të ngushta me Rusinë, por gjithashtu aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Serbisë ka qenë nën presionin e vendeve perëndimore për t’u lidhur me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë .
Vuçiq tha të dielën se Serbia nuk ka në plan të devijojë nga qëndrimi i saj për të mos vendosur sanksione.
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…
133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…
This website uses cookies.