Presidenti kinez mbërrin në SHBA
Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në shtete e bashkuara për të zhvilluar vizitën e tij të parë në gjashtë vitet e fundit, pasi presidenti amerikan Xho Bajden tha se synimi I bisedimeve dypalëshe ishte rikthimi i komunikimeve normale me Pekin, përshi edhe kontaktet mes ushtrive të dy vendeve.
Dy udhëheqësit takohen në San Francisko dhe para se të nisej nga Uashingtoni presidenti Xho Bajden tha se shpresonte që gjatë takimit me Xi mes dy vendeve të rikthehej komunikimi normal.
Takimi mes dy presidentëve është I dyti mes tyre qëkur Bajden u zgjodh president. Zyrtarët amerikanë thonë se në të do të diskutohet një numër madh çështjesh, si lufta mes izraelit dhe Hamasit, Tajvani, lufta në Ukrainë, si dhe ndërhyrja e pretenduar kineze në zgjedhjet amerikane.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm në fillim të këtij viti, kur ShBA akuzoi Kinën për dërgimin e një balone spiunazhi në hapësirën ajrore amerikane.
Ndërkohë, që kina vendosi të ndërpresë komunikimet e ushtrisë së saj me atë amerikane pasi ish kryetarja e dhomës s përfaqësuesve Nensi Pelozi zhvilloi vitin e shkuar një vizitë në Tajvan.
“Nuk është marrëdhënia e pesë apo dhjetë viteve më parë. Nuk mund të flasim për një listë të gjatë rezultatesh nga ky takim. Synimet janë menaxhimi I konkurrencës, parandalimi I konfliktit dhe hapja e kanaleve të komunikimit”, u shpreh një zyrtar i Uashingtonit.
Takimi Bajden dhe Xi mbahet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi Paqësor që po mbahet në San Francisko që nga 11 nëntori deri në datën 17 nëntor. Pas takimit me Bajden, Xi do të marrë pjesë edhe në një darkë private me drejtues të biznesit amerikan, po në San Francisko.