f188d8c69ce4429ba91df8f127553f69
Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) ka shkuar këtë të martë |(24 tetor) në Izrael me qëllim arritjen e një armëpushimi të përkohshëm dhe intensifikimin e negociatave për lirimin e pengjeve, përfshi dhe ata francezë.
Makron u prit në mbërritjen e tij nga shtetas izraelito-francezë që humbën të dashurit në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, si dhe familjet e pengjeve.
Më pas, Makron do të takohet me homologun izraelit Benjamin Netajah (Netanyah) e më tej do të shkojë në Ramallah për kontakte me Mahmud Abas (Abbas).
Pala franceze beson se për çështjen e pengjeve, të cilëtnuk janë vetëm të kombësisë izraelite, Izraeli nuk duhet të lihet vetëm në negociatat me Hamasin. Në terma afatgjatë, ai beson se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveç krijimit të dy shteteve në rajon, një për izraelitët dhe një për palestinezët.
Vizita e Makron në Izrael vjen në një moment ku sulmet ajrore izraelite në Gaza vijojnë.
Ushtria izraelite konfirmoi se goditi një “objektiv të Hamasit” në kampin e refugjatëve palestinezë Ash Shati në Rripin e Gazës, ku dhjetëra njerëz, përfshirë civilë, u vranë ose u plagosën, sipas ministrisë së shëndetësisë të lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.