Presidenti palestinez: Lufta në enklavë e paprecendetë! SHBA fajtore!

Rripit te Gazes

Rripit te Gazes

Ministria e Shëndetësisë së Rripit të Gazës që drejtohet nga Hamas ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 241 palestinezë janë vrarë dhe 382 të tjerë janë plagosur në enklavë ndërsa Izraeli po vijon operacionin e tij ushtarak atje.  Sipas së njëjtës ministri, në 11 javë luftë janë vrarë të paktën 20915 palestinezë, shumë prej të cilëve fëmijë dhe gra. 

Luftën presidenti palestinez Mamud Abaz e cilësoi si “të paprecedentë në historinë e popullit palestinez”. Në intervistën e tij të parë që nga fillimi i luftës Abaz tha se Gaza nuk njihej më dhe paralajmëroi se Bregu Perëndimor mund të shpërthente në çdo kohë. Udhëheqësi palestinez gjithashtu akuzoi Uashingtonin se po zgjaste luftën duke vënë veto projektrezolutave të paraqitura në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të cilat bënin thirrje për armëpushim. 

Ndërkohë shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me grupin militant mund të vijonte për shumë muaj të tjerë. Vetëm të martën, izraelitët goditën më shumë se 100 shënjestra në enkalvë. Shpërthime të forta nga Rripi i Gazës u dëgjuan edhe në territoret kufitare të Izraelit në orët e para të kësaj të mëkure.  Në Bregun e pushtuar Perëndimor, raportohet se gjashtë palestinezë u vranë gjatë një sulmi me dron që izraelitët ndërmorën ndaj kampitt të refugjatëve Nur Shmas në Tulkarem. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.