Presidenti Putin nënshkruan dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për përditësimin e doktrinës bërthamore, për lejimin e përdorimit të armëve bërthamore.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin, përditësimi i kësja doktrine, vjen si nevoje e shfaqjes së kërcënimeve  dhe rreziqeve të reja ushtarake.

Sipas dekretit për miratimin e Bazave të Politikës Shtetërore në Fushën e Parandalimit Bërthamor, Rusia do shikojë çdo sulm nga një vend jo-bërthamor i mbështetur nga një fuqi bërthamore, si një sulm të përbashkët.

Parimi themelor i doktrinës është se përdorimi i armëve bërthamore është një masë e fundit për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Shfaqja e kërcënimeve dhe rreziqeve të reja ushtarake e shtyu Rusinë të qartësonte kushtet për përdorimin e armëve bërthamore.

Në veçanti, doktrina e ndryshuar zgjeron gamën e vendeve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit bërthamor, si dhe listën e kërcënimeve ushtarake që një parandalim i tillë synon t’i kundërshtojë. Përveç kësaj, dokumenti thotë se Rusia tani do ta shikojë çdo sulm nga një vend jo-bërthamor i mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët. Moska gjithashtu rezervon të drejtën të marrë në konsideratë një përgjigje bërthamore ndaj një sulmi me armë konvencionale që kërcënon sovranitetin e saj, një lëshim në shkallë të gjerë të avionëve armik, raketave dhe dronëve që synojnë territorin rus, kalimin e tyre të kufirit rus dhe një sulm ndaj aleatit të saj Bjellorusi”, thuhet në dekret.

Versioni i mëparshëm i doktrinës bërthamore të Rusisë u miratua në qershor 2020, duke zëvendësuar një dokument të ngjashëm që kishte qenë në fuqi për dhjetë vjet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.