Aktualitet

Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni nga homologu Bajram Begaj.

Më pas krerët e dy shteteve nisën takimin në ambientet e Presidencës për të dalë në orën 11:30 në konferencën për media.

Kjo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri.

 Qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi i interesit për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, situatën e sigurisë në Evropë dhe marrëdhëniet transatlantike. Presidenti sllovak do të shoqërohet në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak (Smer-SD)”, ka njoftuar Zyra e Presidentit Pellegrini.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë e pas takimit me homologun Begaj, Presidenti Pellegrini do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Përveç kësaj, presidenti sllovak është planifikuar të vizitojë Muzeun Bunk’art 2, i cili përkujton përvojën e ngjashme historike të të dy vendeve me regjimet totalitare.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë

Shkurtohet afati i pajisjes me kartë ID. Nga 14 ditë që ka qenë koha për…

1 hour ago

Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë

Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck.…

1 hour ago

Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë…

2 hours ago

Kryeministri i Kanadasë: Marrëdhënia e vjetër me SHBA, ka mbaruar

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se marrëdhënia e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, bazuar…

2 hours ago

Liderët evropianë rrisin presionin për paqe, Putin bën thirrje për një qeveri të përkohshme në Ukrainë

Pak orë pas liderët evropianë ranë dakord për të hedhur një hap të mëtejshëm për…

2 hours ago

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, lëkundjet ndihen edhe në Tajlandë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Mianmarin mëngjesin e…

2 hours ago